Site icon PrishtinaPress

Pritje të gjata në këto pika kufitare, deri në 7 orë

Të gjithë bashkatdhetarët shqiptarë që po i kryejnë pushimet në Kosovë, duhet ta kenë parasysh se në kalime kufitare në Bratrovci dhe Horgosh të Serbisë janë krijuar kolona tejet të gjata.

Mediat serbe njoftojnë se deri në shtatë orë janë pritjet në këto dy pika kufitare.

Arsyeja që ka krijuar këto kolona dhe pritje të gjata është se në Bratrovci dhe Horgosh janë duke u kryer kontrolle të detajuara kufitare, çka ngadalëson qarkullimin në kufi, shkruan Indeksonline.

Në pikën kufitare në Horgosh, thuhet se doganierët hungarezë janë në grevë dhe po kryejnë tejet ngadale procedurat.

Ministria e Transportit e Serbisë këshillon shoferët që të gjejnë pika alternative kaluese në kufinj, të cilat i ka paraqitur në një hartë.

Exit mobile version