Site icon PrishtinaPress

Pritje rreth 1 orë në dalje te Dheu i Bardhë e Merdar

Pikat kufitare me Serbinë si Dheu i Bardhë dhe Merdari, vijojnë të mbesin më të ngarkuarat edhe mëngjesin e së mërkurës. Sot, pjesa më e ngarkuar e këtyre pikave kufitare është dalja nga Kosova.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 deri në 30 minuta. Në dalje pritjet janë deri në 1 orë.

Në pikën kufitare në Merdar për të hyrë duhet pritur 15 deri në 20 minuta. Në hyrje pritjet janë deri në 1 orë.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje të gjata.

Exit mobile version