Pritjet për të hyrë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë po zgjasin deri në dy orë e 20 minuta, ndërsa në Merdarë deri në një orë e 10 minuta.
Ndërsa për të dalë nga Merdarja, duhet pritur deri në 55 minuta, kurse te Dheu i Bardhë 20 minuta.
Kolona te Dheu i Bardhë është 350 metra, njofton Qendra për Menaxhim Kombëtar.
