3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Pritja e trupave të NATO-s nga qytetarët e Kosovës përmes fotografive në 1999

Një ushtar britanik duke mbajtur në duar fëmijë kosovarë në Prishtinë më 13 qershor 1999, një ditë pas hyrjes së trupave të parë në Kosovë.

Foto:Santiago Lyon (AP)

Me lule e me fytyra të buzëqeshura dhe me pano ku shkruhej “NATO”, qytetarë të shumtë të Kosovës pritën trupat e parë paqeruajtës të NATO-s, që hyn në Kosovë sot e 23 vjet më parë.

https://gdb.rferl.org/0ff70000-0aff-0242-c937-08da4ad44ac6_w1023_r0_s.jpg

Pritja e trupave britanike të NATO-s nga qytetarët në Prishtinë. Qershor, 1999.

Dymbëdhjetë qershori në Kosovë shënohet si Dita e Lirisë apo Çlirimit të Kosovës.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hyn në Kosovë pas fushatës ajrore të Aleancës së Veri-Atlantikut kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, që zgjati 78 ditë.

Trupat amerikane duke përshëndetur shqiptarët e Kosovës më 13 qershor 1999, teksa ushtarët kalojnë pranë Kampit të Stankovecit në Maqedoninë e Veriut dhe nisen drejt Kosovës.
Trupat amerikane duke përshëndetur shqiptarët e Kosovës më 13 qershor 1999, teksa ushtarët kalojnë pranë Kampit të Stankovecit në Maqedoninë e Veriut dhe nisen drejt Kosovës.

Bombardimet u ndërpren më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Rezoluta ishte kompromis i pesë anëtareve të përhershme të Këshillit të Sigurimit.

Trupat franceze duke hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut më 12 qershor 1999.
Trupat franceze duke hyrë në Kosovë nga Maqedonia e Veriut më 12 qershor 1999.

Në bazë të rezolutës në Kosovë u vendos administrata e përkohshme e OKB-së, UNMIK, për të administruar me vendin e shkatërruar nga lufta, për një periudhë tranzitore deri në ngritjen e kapaciteteve vendore dhe zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Një ushtar britanik duke u përshëndetur me qytetarët në Prishtinë. 13 qershor 1999.
Një ushtar britanik duke u përshëndetur me qytetarët në Prishtinë. 13 qershor 1999.

Një ditë para hyrjes së trupave paqeruajtëse u nënshkrua Marrëveshja Teknike e Kumanovës, që parashihte tërheqjen e e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të NATO-s në Kosovë.

Tërheqja e plotë e trupave serbe përfundoi më 20 qershor 1999.

Qytetarët në Prizren duke përshëndetur trupat gjermane në Prizren më 14 qershor 1999.
Qytetarët në Prizren duke përshëndetur trupat gjermane në Prizren më 14 qershor 1999.

Ushtarët e parë që u futën brenda territorit të Kosovës më 1999 ishin pjesëtarë të ushtrisë norvegjeze. Ata ishin pjesë e afër 50,000 forca paqeruajtëse nga 36 vende të botës – prej të cilëve 30,000 ishin të shteteve të NATO-s – që erdhën në Kosovë.

Trupat britanike të NATO-s në Bllacë, në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 12 qershor 1999.
Trupat britanike të NATO-s në Bllacë, në kufirin midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. 12 qershor 1999.

Me hyrjen e trupave ndërkombëtare u mundësua kthimi në shtëpitë e tyre të mbi 800,000 refugjatëve, persona të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës.

Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shikuar forcat britanike të KFOR-it teksa hynin në Kosovë më 12 qershor 1999.
Një ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shikuar forcat britanike të KFOR-it teksa hynin në Kosovë më 12 qershor 1999.

Nga lufta e viteve 1998-’99 janë vrarë më shumë se 13,000 persona dhe më shumë se 6,000 të pagjetur.

Trupat paqeruajtëse duke hyrë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. 12 qershor 1999.
Trupat paqeruajtëse duke hyrë nga Maqedonia e Veriut në Kosovë. 12 qershor 1999.

Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi. Trupat e tyre thuhet se janë bartur nga forcat serbe me qëllim që të fshehen krimet.

Sipas të dhënave, mbi 1,600 persona konsiderohen ende të pagjetur.

Njëzetetre vjet pas hyrjes në Kosovë, numri i trupave të KFOR-it është zvogëluar dhe aktualisht në vend janë mbi 3,700 trupa nga 28 shtete të botës. /REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img