Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se Kurti e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë, si dhe theksoi se Norvegjia është partner i rëndësishëm për Kosovën.
Ai theksoi se institucionet e Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze.
Andaj, në këtë takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona.
Kurti dhe Grøndahl biseduan për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Kosovën./Prishtinapress/