Në kryeqytet ka nisur diskutimi për rritjen për 10 centë të çmimit të biletave të Trafikut Urban.
Në Komunën e Prishtinës, thonë se rritja e çmimit është kërkesë edhe e BERZH-it. Këtë ndryshim të mundshëm në çmim po e kundërshtojnë qytetarët, për të cilët përballimi i krizës është bërë i vështirë.
Ani pse Komuna e Prishtinës ende nuk ka marrë këtë vendim, ngrija e çmimit të biletës, sipas drejtorit të drejtorisë për shërbime publik, Ilirik Musliu, është kërkesë edhe e BERZH-it që çmimi të ngritët meqë trafiku urban e ka të pamundur të operojë me koston të cilën ka.
“Po, po diskutohet është një kërkesë, është problematikë të cilën jemi duke e ballafaquar tash të gjithë. Realisht, kërkesa edhe e BERZH-it që çmimi të ngritët për arsye që edhe Trafiku Urban nuk mundet me operua me koston të cilën e ka, shpenzimet të cilat i ka dhe me çmimin të cilën ne si komunë e paguajmë tek Trafiku Urban për kilometra të cilët ata bëjnë”, thotë ai për RTK-në.
Musliu bëri të ditur edhe çmimin e biletës të cilën pritet të jetë në Trafikun Urban.
“Po mendojmë që edhe Trafiku Urban bileta të jetë nga 0.40 cent sa është tash, pra në 0.50 centë, njëjtë sikur tek sektori privat që është për momentin. Andaj një ngritje prej 10 centë ndoshta ka një arsyeshmëri edhe logjikë në kushtet edhe në momentin të cilën tash ata po veprojnë”, pohon ai.
Qytetarët shprehin mendim mendimet e tyre, lidhur me këtë çështje.
“Shumë shtrenjtë, së pari rroga nuk i kemi, jeta është bë me shtrenjtime tjera. Po u bëftë 0.50 medet për do që nuk kanë. Shumë keq”.
“Normal që nuk është mirë, se kriza i kaplua krejt njerëzit, e jo me u rrit çmimi i biletës tash në këtë krizë, mirëpo, ato janë vendime i merr tjetër kush, populli duhet me i zbatua”.
Komuna e Prishtinës bën të ditur se ky çmim prej 40 centë, do të vazhdojë deri në një vendim tjetër, ndër sa do të mbetet në fuqi vendimi për lirimin nga pagesa të disa kategorive, siç janë ushtarët e FSK-së, Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe nxënësit.