0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Pritet rritje e çmimeve të biletave në transportin ndëruban

Këshilli Drejtues i Shoqatës së Transportit rrugor, ka kërkuar që çmimet e biletave për transportin ndërurban të ngriten për 25%.

Këtë kërkesë e bëri Naser Januzi, nga kompania “ Barileva” në mbledhjen e Këshillit Drejtues.

Ai tha se janë rritur shpenzimet, duke përmendur edhe çmimet e larta të pjesëve të autobusëve.

“Unë kisha propozuar që nga sot të kemi 25% të rritën çmimet. Janë rritur çmimet e pjesëve të autobusëve, e ne nuk i kemi rritur”, tha Januzi.

Kadri Rrahmani, nga kompania “Cali” nga Gjakova, tha se sulmi ndaj tyre se nuk po i zbresin çmimet e biletave pas rënies së çmimit të derivateve të naftës, nuk është në rregull.

Sipas tij, ata kanë edhe shpenzime të tjera.

“Po bëhem pak i tepërt po më prek fortë. Sulmi ndaj nesh po e quaj sulm që na është dhënë është për fajin tonë. Për shkak se nëse do t’i ngrisnim çmimet e biletës siç janë rritur çmimet e tjera atëherë në rregull. Ai zotëriu mund të flasë për veten, se nuk është vetëm nafta, është goma, vaji e shumë të tjera”.

“Cili student vjen të udhëtojë me autobus, e që nuk blen ndonjë lëng, apo ëmbëlsirë, apo që nuk ka telefon të mençurit. Po çfarë varfërie, na shoqatë humaniste nuk jemi”, tha Rrahmani.

Shkelzen Nikqi, nënkryetar i Unionit të shoqatave të transportit, tha se Shoqata e naftëtarëve është fajtori kryesor për rritjen e çmimeve.

Ai madje tha se nga kjo shoqatë mund të flasin vetëm për anëtarët e tyre e jo për shpenzimet që kanë transportuesit.

“Sa i përket çmimit të biletave, unë nuk e di çfarë morali mundet me pasë një shoqatë e tillë. Nuk kam respekt fare për naftëtarët, sepse ata janë kryesorët në këtë çështje. Një naftëtarë mund të flasë vetëm për biznesin e tij jo për të gjithë operatorët e transportit. Unë mund të i’u them me bindje të plotë se çmimi i biletës për trasenë e rrugës Prishtinë-Pejë është i njëjti çmim i biletës. Është turp nga ne që të na kërkojnë ulje të biletës sepse nuk ka pasur”, tha Nikqi.

Përderisa kryetari Jakup Berisha tha se ka pasur shumë ftesa për takime me OJQ të ndryshme për mosngritjen e çmimeve të biletave, edhe pse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas tij, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve Fadil Berjani ka shkaktuar amulli në opinion kur ka thënë se pas uljes së çmimit të derivateve do të ulene ehde çmimet e tjera.

Sipas tij, ata realizojnë edhe shpenzime të tjera përveç derivateve, dhe se kjo shoqatë nuk mund të flas në emër të tyre.

“Ju keni parë që është në opinion, edhe disa OJQ që i mbrojnë studentët, që e mbikëqyrin tregun. Ata kërkojnë nga unë të bisedojnë me mua, për çmimet e transportit ndërurban. Është një deklaratë e zotit Fadil Bernjani, i cili në një konferencë për shtyp tha se nafta do të bie në muajin mars dhe prill, dhe tha se të gjitha çmimet do të bien, e cila ka krijuar amulli. Edhe shumë regjione nuk i kanë ngritur çmimet”.

“Atëherë kanë filluar gazetarët mua të më bëjnë presion kur po i zbritni. Edhe po të zbresë nafta, unë mendoj se çmimet e karburantit marrin pjesë në të hyrat e kompanisë 39-40%, por kemi faktorë të tjerë që ndikojnë. Kemi një ikje të madhe, dhe prej studentëve deri të pensionistët të gjithë ata që kanë udhëtuar me autobus, kanë ikur shumica”.

“Shoqatës së naftëtarëve duhet t’i tërhiqte vërejtja sepse ajo mund të flasë për shoqatën e vet, unë flas për shoqatën time. Jemi nën presionin edhe të Qeverisë, edhe të punëtorëve që të rrisim pagat, edhe ne duhet t’i rrisim për shkak se po na ikin punëtorët”, tha Berisha./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img