2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

“Pritet konfirmim për takim me Kurtin”, Rama nis turi dy ditor në Ballkanin Perëndimor (AXHENDA)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në faqen e tij zyrtare në Facebook, agjendën e tij për datën 6 dhe 7 korrik, ku dhe dop të nis turin në Ballkanin Perëndimor.

Rama do të nis vizitat e tij nga Meqedonia e Veriut dhe më pas do të vizitojë edhe Kosovën, për të çuar përpara agjendën e Procesit të Berlinit. Të premten do të udhëtojë për në Mal të Zi, Serbi dhe Sarajevë.

Ndërkohë gjatë vizitës sot në Prishtinë, Rama duket se nuk do të takohet me homologun nga Kosova, Albin Kurti, pasi ky i fundit ditën e djeshme e kushtëzoi takimin me Ramën, duke thënë se nuk do të takohet me atë nëse nuk bisedojnë për mbledhjen e anuluar të dy qeverive që ishte planifikuar për më datë 14 qershor.

Ditën e djeshme në një konferencë për mediat, i pyetur nëse do të takohet me Kurtin pas kushtëzimit që ai i bëri, Rama preferoi të mos tregonte asgjë, duke thënë se për këtë çështje do të flasë kur të jetë në Prishtinë.

“Nuk kam lidhje me këtë, jam këtu vetëm për këtë vendimin e studentëve. Sa i përket vajtjes në Prishtinë dhe të gjithë turit do të flas kur të jetë koha për të folur që është nesër në Prishtinë”, tha Rama.

Po ashti, gjatë ditë së djeshme është raportuar se do të jetë presidentja Vjosa Osmani ajo që do të presë kryeministrin Rama sot në Kosovë, së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img