Zhvillimi i turizmit në Kosovë ka bërë që Kosovën përkatësisht Prishtinën ta vizitojnë deri në 185.000 turistë në vit.
Në Konferencën e mbajtur sot për zhvillimin e turizmit u rekomandua se duhet të themelohet një qendër turistike e informacionit, të promovohet Prishtina përmes medieve ndërkombëtare elektronike dhe tradicionale, dhe të përgatitet një strategji e turizmit për regjionin e Prishtinës.
Lidhur me turizmin Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, e konsideroi këtë konferencë si temë me interes për turizmin e Kosovës, duke thënë se Kosova ka kapacitete për Turizëm të mirëfilltë, por që duhet klimë e mirë të investitorëve.