Një shtetase e huaj që jeton në Prishtinë ka thënë se i dashuri i saj më të cilin ka fëmijë dhe bashkëjeton e ka rrahur dhe ka ushtruar dhunë psiqike.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuari e ka dërguar viktimën bashkë me djalin e tyre tek familja e saj, ndërsa nuk është interesuar fare për gjendjen e tyre.
I dyshuari pas intervistimit lidhur rastin, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.