0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë, shoferi i autobusit dyshohet se nxori armën ndaj një qytetari!

Para pak çastesh, në linjën e Trafiku Urban Prishtinë nr. 4 dyshohet se ka ndodhur një zenkë midis një shoferi të veture dhe punonjësve të autobusit. 

Siç raportojnë “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” e gjitha ndodhi pas një keqkuptimi në komunikacion, ku provokimi erdhi nga shoferi i autobusit duke bërë që shoferi i veturës ta ndal mjetin në rrugë dhe del nga vetura që të konfrontohet me ta.

Tutje, siç thuhet, në fjalosje e sipër, një nga personat në autobus i cili ishte punonjës i trafikut urban ka nxjerrur armën të cilën e kishte mbushur me plumba.

“Për fat të mirë ai nuk e shkrepi, por në sy të të gjithë udhëtarëve nxjerr plumbat nga revolja duke ja dhënë kondukterit për ti gjuajtur në bërllog pasi që shoferi i mjetit që ishte ndalur para kishe thirrur policinë.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit, përkatesisht te xhambazt”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img