Shkolla fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë ka bërë të ditur se nga nesër, e marte, do të fillojnë mësimin.
Në njoftimin e tyre thuhet se do të përkrahin grevën deri në realizimin e kërkesave, por që edhe mësimi të fillojë me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta.
Njoftimi i plotë:
Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, më 27 shtator të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta
Ndërrimi i parë fillon mësimin në ora 07:30 deri 11:20
Nd;rrimi i dytë fillon mësimin në ora 12:00 deri 15:00
Suksese në fillimin e vitit shkollor
Drejtoria e shkollës