Janë rrahur mes vete burrë e grua në Prishtinë, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas policisë, ata kanë pasur një mosmarrëveshje.
“Prishtinë 20.12.2023 – 04:45. Janë shoqëruar në stacionin policor një femër dhe një mashkull kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit janë duke bashkëjetuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”.