Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka shoqëruar në stacion policor nëntë persona, pasi të njëjtëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi e lëndëve të ndryshme narkotike, e llojit marihuanë dhe kokainë.
“Policia e rajonit të Prishtinës në kuadër të punës së saj për parandalimin e veprimtarive kriminale që po i sjellin dëme shoqërisë, gjatë 24 orëve të fundit, në raste dhe lokacione të ndryshme, ka shoqëruar 9 persona të dyshuar të cilëve u është gjetur dhe sekuestruar sasi të substancave narkotike që dyshohet të jenë të llojeve mariuhanë dhe kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërsa bëhet e ditur se, pas intervistimit të personave të dyshuar, ndaj tyre është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të substancave narkotike, psikotrope ose analoge.