Një motoçiklist ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Rasti ka ndodhur në Prishtinës në rrugën “Luan Haradinaj”.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
Siç raportojnë mediat, ngasësi i veturës ka ikur nga vendi i ngjarjes.