Në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, afër hyrjes së kryeqytetit, ka ndodhur një aksident komunikacioni.
Gazeta Express ka siguruar fotografi të veturës që është aksidentuar me rrethojat e magjistrales.
Si pasojë, rrethoja anësore ka depërtuar në brendi të veturës, duke shkaktuar dëme të konsiderushme materiale.
Deri tani, nuk ka informacione për lëndime në njerëz.
