Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë publik një rast keqpërdorimi, ku një banor i një ndërtese i ka vjedhur ujin për shërbim, fqinjit të tij, i njëjti i cili nuk jeton në Kosvovë.
Rastin e kanë zbuluar inspektorët e kompanisë.
”Edhe kjo ndodhë
Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vjedhte ujin një konsumatori tjetër (fqinjë) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë.