-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë: I riu e fut me dhunë në veturë 17-vjeçaren pasi dalin nga diskoteka, ajo ia mbyll derën dhe ikë

Konfliktet mes të rinjve për motive të ndryshme jo rrallëherë eskalojnë edhe në kanosje, përdorim të forcës e përleshje, ku për pasojë ata futen në telashe me Policinë. Të tilla raste janë edhe më të shpeshta në afërsi të kafeterive e lokaleve që frekuentohen edhe pas mesnatës.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi, afër një diskoteke në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, me ç’rast Policia ka intervenuar në një rast dhe si rezultat një person tashmë është arrestuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka u zbulua pas denoncimit të një vajze 17-vjeçare, e cila fillimisht kishte kërkuar ndihmën e Policisë për shkak të një aksidenti në trafik në të cilin ishte përfshirë.

Me t’u aktivizuar njësitë policore përkatëse është kuptuar se në veturën me të cilën shkaktoi vetaksident, vajza fillimisht ishte futur me dhunë nga i dyshuari, të cilit ka arritur t’i ikë, duke ia mbyllur dyert.

Sipas të njëjtave burime, incidenti ka ndodhur pasi kanë dalë nga diskoteka, ku për motive akoma të panjohura, personi që tashmë është arrestuar dyshohet se e ka marrë me forcë vajzën, por ajo ka arritur të shpëtojë, duke u larguar me veturën e tij.

Megjithatë, përkundër që tentoi të zhduket, ajo nuk arriti pasi shkaktoi aksident, i cili u bë sebep, që të zbardhen rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti, siç ka pretenduar e mitura.

Pas mbledhjes së informacioneve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar intervistimin e të dyshuarit, i cili pasi ka dhënë deklaratën e tij për veprën me të cilën ngarkohet, është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img