Një ngatërresë mes dy familjarëve ka ndodhur sot në rrugën “Pashë Deralla” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes.
Në këtë përleshje, motivet e së cilës ende nuk dihen, Sinjali ka mësuar se janë përfshirë babë e bir.
Sipas informacioneve të para, mosmarrëveshja mes tyre ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast djali ka goditur babain me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë.
Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës, por ende nuk është deklaruar mbi ngjarjen./Prishtinapress/