Një person nga Prishtina ka raportuar në polici se mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tij persona të panjohur kanë shtënë më armë zjarri dhe më pas janë larguar.
Në raportin e policisë thuhet se njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur e konfiskuar 20 gëzhoja të kalibrit 7.62 mm, të cilat dyshohet se janë të armës automatike AK-47.
Të lënduar nuk ka, por njësitet policore janë duke hetuar rastin.