-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë, gjendet një mjet i pashpërthyer në oborrin e një shtëpie

Njësitë e deminimit të Forcës Sigurisë së Kosovës dhe KFOR-i kanë asgjësuar ditën e shtunë një mjet të pashpërthyer në fshatin Mramor të Prishtinës.

Rastin e ka paraqitur në polici, një person i cili ka dyshuar që në oborrin e tij ka mjete të pashpërthyera.

“Ankuesi kosovar ka raportuar se, dyshon që në pronën e tij “diku nën dhe” ka mjete të pashpërthyera që nga koha e luftës. Njësitet e deminimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë gërmimit kanë gjetur një garantë dore të cilën e kanë asgjësuar në mënyrë të kontrolluar. Ankuesi dyshon që ka ende mjete të tjera të pashpërthyera në lokacion, prandaj njësitet e deminimit në ditët në vijim do të hulumtojnë për mjete të tjera”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, i cili ka vlerësuar se nuk ka elemente të ndonjë vepre penale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img