12.3 C
Pristina
Saturday, October 19, 2024

Buy now

spot_img

Prishtinë: Dy të mitur vjedhin me armë në market

Dy gjashtëmbëdhjetë vjeçar janë arrestuar, pasi të njëjtit kanë kryer një grabitje të armatosur në njërin nga marketet e kryeqytetit

Policia raporton se dje në ora 21:25, ka ndodhur një grabitje e armatosur në një market i cili gjendet në lagjen “Qëndresa” në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës, po ashtu kanë shtënë me armë, pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Siç njofton Policia ata kanë arritur të marrin një sasi të parave dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes .

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni specialistët për hetimin e krimit, në koordinim me stacionet policore të DRP- Prishtinë, kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikim dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, njërit prej të cilëve i është gjetur dhe konfiskuar një armë revole Ecol Special, si dhe një sasi e parave të cilat dyshohet të jenë të grabitura.

“Personat e dyshuar janë E.G, 16 vjeç dhe L.S, 16 vjeç. Pas përfundimit të procedurave policore, janë dërguar në Gjykatën kompetente”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img