Dy meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, janë therur me thika nga persona të panjohur, në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur mesditën e së shtunës.
Viktimat kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, me njërin që është liruar pas trajtimit, ndërsa tjetri ka vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm.
Pas hetimeve, është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një i dyshuar për sulmin ndaj tyre. Ai, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.