Mëngjesin e së mërkurës, Enea Sadiku është sulmuar nga një qen endacak në lagjen “Bregu i Diellit” në kryeqytet, derisa ishte duke shkuar në shkollë.
Në rrugën e njëjtë kalon çdo ditë për të shkuar në shkollë.
Mirëpo në mëngjesin e së mërkurës nxënësja e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, Enea Sadiku hasi në disa pengesa.
Ajo u sulmua nga një qen endacak, e pasojat janë të dukshme.
15 vjeçarja shpëtoi pa lëndime të rënda, e për T7 tregon se si ndodhi rasti.
Pavarësishtse ata e sulmuan, dashuria për qentë thotë se nuk do t’i shuhet.
Me mjaft shqetësim e pranoi këtë lajm nëna e të miturës.
Se ky nuk është rasti i vetëm i sulmeve nga qentë endacakë, e thonë edhe nga drejtoria e shkollës “Ismail Qemali”.
Televizioni gjatë ditës ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga komuna e Prishtinës mirëpo ata nuk kanë pranuar të flasin lidhur me këtë çështje./PrishtinaPress/