Site icon PrishtinaPress

Prishtinë: Djali e kanos nënën e tij, përmes telefonit

Një nënë në Prishtinë është ankuar në polici për djalin e saj, pasi që e njëjti dyshohet se e ka kanosur dhe ofenduar atë, përmes telefonit, me mesazhe.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 26.02.2023 – 12:50. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (djali i saj), përmes telefonit me mesazhe e kishte ofenduar dhe kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Exit mobile version