Në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë mbrëmë janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim/bashkëkryerje kanë kryer veprat penale mundësimit/detyrimit me prostitucion dhe armëmbajtje pa leje.
Si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 80€ para, një pistoletë me 4 copë fishekë.
Lidhur me rastin të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara tjetër është liruar./PrishtinaPress/