Site icon PrishtinaPress

Prishtinë: 31-vjeçarja në hall nga një burrë, e përcjellë dhe e ngacmon sërish – detyrohet ta denoncojë

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria. Viktima të këtyre rasteve shumë shpesh janë edhe të miturat, të cilat përballen me ngacmues.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në një lokal në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një 31-vjeçare dyshohet se është ngacmuar nga një burrë.

I dyshuari tashmë ndodhet tashmë në ndalim policor, ndërsa Sinjali ka mësuar detajet e rastit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në mesditë, derisa viktima ndodhej në një lokal dhe i dyshuari i kishte shkuar aty, pasi fillimisht e kishte përcjellë, duke i shkaktuar frikë e shqetësim.

Sinjali mëson se i dyshuari S.K., edhe më parë e ka ngacmuar 31-vjeçaren, për çka edhe është raportuar në Polici, por siç duket denoncimi nuk ia ka lënë “shenjë” dhe ka vazhduar me veprimet e njëjta.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën me të cilën ngarkohet.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive të të dy palëve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngacmim’.

Exit mobile version