Site icon PrishtinaPress

Prishtinasit i marrin 1200 euro për vizë gjermane, nuk i përgjigjen më në telefon

Një mashtrim me viza ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Policia e Kosovës kanë njoftuar se një person ka rënë pre e mashtrimit për një vizë gjermane.

Atij i ishin marrë 1 mijë e 200 euro për rregullimin e një vize gjermane

Policia ka arritur ta arrestoj personin që mashtroi për rregullimin e vizave.

Gjithë kishte ndodhur në fillim të qershorit.

“Rr. Muharrem Fejza, Prishtinë 02.06.2020 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është mashtruar nga i dyshuari mashkull kosovari cili i ka premtuar se do t’ia rregullojë vizën gjermane dhe i ka marrë shumën prej 1200 euro dhe më nuk i është përgjigjur”, thuhet në raportin policor.

I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version