Site icon PrishtinaPress

Prishtinasi përdorues i narkotikëve kërcënon dhe tenton ta rrah gruan në sy të fëmijëve, arratiset

Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje.

Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë.

Një rast i tillë ka ndodhur dje në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

35-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se i shoqi i cili është përdorues i narkotikëve, e ka kërcënuar dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht.

Sipas saj, në momentet kritike, të pranishme ishin edhe vajzat e tyre të mitura.

Njësitë policore janë vënë në lëvizje dhe kanë ndërmarrë veprimet hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes të të dyshuarit, i cili me të kryer veprën është larguar në drejtim të panjohur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari./PrishtinaPress/

Exit mobile version