Site icon PrishtinaPress

Prishtinasi kërcënon të moshuarin përmes Facebook-ut, viktima kërkon ndihmën e Policisë

Mosmarrëveshjet e momentit mes qytetarëve shpesh herë përcillen me ofendime e kërcënime ndaj njëri-tjetrit.

Madje nuk janë të rralla rastet kur ato shpërthejnë në dhunë, duke u përleshur fizikisht mes vete.

Një mesazh me përmbajtje kërcënuese që e mori në rrjetin social Facebook, ka bërë që një i moshuar në Prishtinë të kërkojë ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se pas denoncimit të 72-vjeçarit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor.

Gjatë intervistimit nga hetuesit, 47-vjeçari ka pranuar se ka dërguar mesazhin kërcënues në fjalë, çka ka bërë që ndaj tij të iniciohet rasti për veprën penale ‘Kanosje’.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./PrishtinaPress/

Exit mobile version