Site icon PrishtinaPress

Prishtinasi i ther me thikë motrën dhe vëllanë e tij

Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar me thikë motrën dhe vëllanë e tij.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë së Kosovës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 16.07.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version