Site icon PrishtinaPress

Prishtinasi alarmon Policinë se ia vodhën veturën, 3 javë pasi ia gjejnë i kujtohet se harroi vendparkimin

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Nën dyshimet se ia vodhën automjetin, një 50-vjeçar në Prishtinë e kishte denoncuar rastin në Polici, në fund të shtatorit – por u zbulua se s’kishte të bënte me vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pronari i veturës fillimisht kishte raportuar se nuk e kishte gjetur veturën në rrugën ku e kishte parkuar dhe kërkoi ndihmë nga Policia.

Si rezultat, Policia ndërmori veprimet e nevojshme dhe pas 3 javësh, arriti ta lokalizojë vendndodhjen e veturës, me ç’rast u njoftua pronari.

Por, pasi ankuesi e kuptoi që vetura është gjetur, i njëjti ka deklaruar se e kishte harruar vendin ku e ka parkuar dhe s’ka dyshime te askush.

Lidhur me rastin, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe automjeti i është kthyer pronarit.

Exit mobile version