Policia e Kosovës bën të ditur se një femre i është grabitur vetura nga personi që sipas saj kishte dashur ta blinte atë.
Ngjarja, ka ndodhur në Prishtinë gjatë ditës së djeshme në orët e pasdites.
“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ia kishte marrë veturën për ta blerë dhe i njëjti kishte mashtruar ankuesen dhe kishte ikur në drejtim të panjohur me veturë”, thuhet në njoftim.
Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.