0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina zyrtarizon Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka zyrtarizuar themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Në konferencën për media, Rama tha se sot po jetësohet përkushtimi “për një jetë të sigurtë për të gjithë”.

Objektivat e kësaj drejtorie synojnë të angazhohen për të shpëtuar jetë, të mbrojë qytetarët dhe të bëjë planifikimin, reagimin dhe aktivitete të tjera të rimëkëmbjes.

“Disa nga përgjegjësitë e drejtorisë janë: drejtoria përgatitet për themelimin e policisë se kryeqytetit në harmoni me ligjin për kryeqytetin, përkujdeset për aspektin e sigurisë në aspektin rural dhe urban të kryeqytetit, identifikimin dhe ofrimin e sigurisë si dhe koordinim në aspektin lokal, themelon njësi të veçanta bazuar në nevojat e kryeqytetit, koordinimin me agjencinë për menaxhimin e emergjencave, e kështu me radhë”, tha Rama.

Kryetari i kryeqytetit prezantoi edhe drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica.

“Ka përvojë 25 vjeçare në sektorin e sigurisë publike. Ka qenë drejtori i parë i Akademisë për Siguri Publike nga 2005-2010. Ka punuar për 10 vjet për departamentin e drejtësisë në SHBA. Është një profesionit në aspektin e sigurisë dhe emergjencave”, tha Rama.

“Faleminderit për besimin e dhënë kryetar. Do të bashkëpunojmë ngushtë me policinë e agjencitë tjera të zbatimit të ligjit, por fokus do jetë qytetari. Sa më drejtë e sa më mirë do t’i adresojmë të gjitha çështjet”, tha Lushtica

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img