1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina vendime lehtësuese për bizneset, i liron për një vit kafiteritë që përdorin terrasë

Në mbledhjen urgjente (16:00) të Kuvendit Komunal të Prishtinës si përgjegjëje ndaj gjendjes së krijuar nga situata me Pandeminë  Covid-19 pritet të miratohet Pakoja Ekonomike Emergjente.

Kjo pako përfshinë masat si në vijim:

1. Sigurimi i 5000 pakove higjienike në vlerë prej 50,000 €;

2. Sigurimi i 5000 pakove ushqimore në vlerë prej 150,000 €;

3. Pajisje shëndetësore në vlerë prej 200,000 €;

4. Buxhet për dezinfektim – deri në 200,000 €;

5. Të gjitha bizneset të cilat janë me qira në lokalet te cilat janë pronë e ndërmarrjeve publike lokale të Prishtinës do të lirohen nga qiraja prej ditës kur kanë filluar masat restriktive për dy muaj rresht, për pjesën që nuk mbulohet nga Qeveria (pakoja ekonomike).  Me këtë vendim lirohen bizneset për një periudhë një mujore, ndërsa për muajin e dytë autorizohen aksionarët që ta vazhdojnë lirimin nga pagesa në qoftë se vazhdojnë masat restriktive. (Ndërmarrja Publike Banesore, dhe Pallati I Rinisë duhet të raportojnë për gjendjen financiare dhe mundësinë e përballimit të kostos nga fushëveprimi i tyre);

6. Të gjitha bizneset e gastronomisë të cilat paguajnë taksë për shfrytëzimin e hapësirës publike lirohen nga pagesa për një vit (një sezonë verore dhe një dimërore).  Lirimi nga taksa mund të aplikohet në borxhin që e kanë ndaj komunës apo nga taksa në të ardhmen;

7. NPL Stacioni i Autobusëve do të subvencionohet për paga për muajin prill në vlerë prej 80,000 euro.  Stacioni ka ndërprerë funksionimin me ndalimin e trafikut ndërurban prandaj ka vështirësi në sigurimin e pagave.

8. Çerdhet me bazë në komunitet paguajnë pagat nga të hyrat e pagesës së  prindërve. Këto çerdhe do të subvencionohen për pagat e punëtorëve, kostoja e të cilave është 50 mijë euro në muaj;

9. Lirohen nga pagesa të gjithë prindërit e fëmijëve në çerdhet publike për periudhën që qëndrojnë të mbyllura;

10. NPL Prishtina Parking ka filluar së funksionuari dhe tashmë ka angazhuar personel, si dhe ka transferuar punëtorët e parkingut prapa Pallatit të Rinisë. Ndërmarrja subvencionohet me 50 mijë € ;

11. Subvencione për sport në vlerë prej 100,000 € për klubet në vështirësi për shkak të mosfunksionimit të garave;

12. Subvencione për kuturë në vlerë prej 100,000 € për artistët të cilët nuk kanë të hyra për shkak të virusit;

13. Katër ndërmarrje të tjera të prekura financiarisht nga masat restriktive si: Trafiku Urban, Hortikultura, Sport Marketingu dhe Pastrimi do të subvencionohen pas vlerësimit të nevojës deri në fund të muajit prill;

14. Do të themelohet një program i granteve për  biznese, të vetëpunësuarit, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i cili do të ndihmojë bizneset që dëshmojnë humbjet nga masat restriktive.  Vlera e këtij fondi varet nga diskutimet me Ministrinë e Financave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img