Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 82:88 (24:25, 15:20, 19:22, 24:21), në xhiron e gjashtë të Prince Caffe Superligës.
Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen e madhe dhe kjo pjesë përfundoi 24:25.
Në periudhën e dytë, prishtinasit për një nuancë ishin më të mirë, duke arritur epërsi deri në tetë pikë, 32:40, por më pas rikthehen rahovecasit për të ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundon 39:45.
Kryeqytetasit në periodën e tretë sërish u shkëputën, ku arritën epërsi deri 11 pikë, 48:59, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:67. Sigali menaxhoi lojën në dhjetë minutat e fundit dhe triumfoi 82:88.
Për Rahovecin kjo ishte humbja e pestë radhazi pasi nisën edicionin me fitore, kurse Sigal Prishtina ka katër fitore e dy humbje.