Site icon PrishtinaPress

Prishtina solidarizohet me popullin ukrainas, nga e hëna nis grumbullimi i ndihmave

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me KFOR-in Ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.

Të gjithë qytetarët e Prishtinës vullnetarisht do të mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet, si : 

Veshje të përdorura

Produkte të higjienës personale

Gjëra shtëpiake

Ushqime të konzervuara

(me të paktën 6 muaj të mbetur nga data e skadencës)

• Produkte për kujdesin e fëmijëve

 Pajisje shkollore

Lodra për fëmijë

të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit, çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022.

Exit mobile version