Prishtina sërish goditet keq nga rastet e reja me koronavirus, e para për nga numri i rasteve

39
Advertisement

Sot janë shënuar edhe 237 raste të reja me Covid-19, ndërsa numri më i madh u konfirmua në kryeqytet.

Advertisement

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, vetëm në Prishtinë janë 71 raste, në Gjakovë 27 e në Mitrovicë 24.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 71 raste, komuna Gjakovë 27 raste, komuna Mitrovicë 24 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Ferizaj 16 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 8

raste, komuna Viti 7 raste, komuna Klinë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe nga 1 rast komunat: Dragash, Prizren, Kaçanik, Shtime dhe Suharekë”, thuhet në njoftim.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 139 persona, ndërsa kanë vdekur 5 pacientë

PostAdssFotoja e reklamës