Prishtina sot është renditur ndër vendet me ajrin më të ndotur në botë.
Faqja “IQAir”, ku bëhet matja e ajrit në të gjitha vendet e botës, ka ranguar Prishtinën si qytetin e 22-të me ajrin më të papastër me indeks të ajrit 136.
Këtë listë e kryeson Sarajeva e Bosnjë-Hercegovinës me indeks prej 460, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Para Prishtinës janë listuar edhe disa vendet nga India, Kina e Pakistani.