Site icon PrishtinaPress

Prishtina Parkingu njofton rezultatet e punës, rritje të hyrave në laura, parkingje dhe të hyrave nga SMS

Prishtina Parkingu ka bërë publike rezultatet e punës dhe transformimet e bëra nga fundit i vitit 2022.

Në rezultatet publike vihet re rritje e të hyrave në parkingjet me laura rreth 40%, rritje e të hyrave nga SMS 60% si dhe rritje e të hyrave të përgjithshme.

Në njoftimin e ndërmarrjes publike thuhet poashtu se goditja e keqpërdorimeve ka qenë vazhdimisht ndër prioritetet kryesore në strategjinë e ndërmarrjes.

“Jemi shumë të kënaqur të ndajmë me publikun dhe klientët tanë disa informata të jashtëzakonshme. Që nga muaji nëntor i vitit 2022, në Prishtina Parking kanë ndodhur disa transformime substanciale. Dedikimi ynë për qeverisje adekuate të ndërmarrjes dhe për t’u përgjigjur ndaj çdo kërkese të qytetarëve ka dhënë rezultate mbresëlënëse. Më poshtë do të ndajmë një përshkrim të disa nga rezultatet:
???? Rritje substanciale e të hyrave në parkingjet me laura: Rritje afër 40%! ????
Përmes planifikimit adekuat, vendimmarrjes strategjike dhe ekzekutimit të sakt të masave kundër mashtrimit dhe kundër keqpërdorimeve të brendshme, kemi arritur rezultate të cilat sot na gëzojnë jashtë mase. RRITJE PREJ RRETH 40% TË TË HYRAVE NË PARKINGJET ME LAURA! Kjo arritje e jashtëzakonshme për ne është mesazhi më i mirë mbi përkushtimin tonë për të përmirësuar shërbimet e ndërmarrjes.
Por, kjo nuk është e tëra!
???? Rritje e të hyrave nga SMS: 60%! ????
Jemi po ashtu shumë krenarë të ndajmë lajmin se për periudhën janar-maj 2023 pagesat përmes SMS kanë arritur vlerën e 232 mijë euro ose 60% rritje. Këtë teknologji do ta avancojmë edhe më tutje përgjatë këtij viti që qytetarët ta kenë më të lehtë pagesën dhe më të avancuar shërbimin.
???? Goditja e keqpërdorimeve: PRIORITET KRYESOR! ????️
Goditja e keqpërdorimeve ka qenë vazhdimisht ndër prioritetet kryesore në strategjinë tonë qeverisëse. Duke implementuar masa të fuqishme kundër keqpërdorimeve, masa adekuate të kontrollës, në mënyrë të suksesshme kemi goditur aktivitetet keqpërdoruese në kuadër të ndërmarrjes.
???? Qeverisje adekuate= Rritje e të hyrave! ????
Në Prishtina Parking, besojmë fuqishëm se qeverisja adekuate dhe menaxhimi me përpipkmëri i proceseve të punës jane çelësi kryesor i suksesit. Përkushtimi ynë i palëkundur për transparencë, llogaridhënie ka rezultuar në rritje të të hyrave në masë të konsiderueshme. Jemi krenarë që si ndërmarrje do të kemi rol dhe kontribut të rëndësishëm në prosperitetin e qytetit tonë të dashur, Prishtinës ????.
???? Na përcillni për të mësuar lidhur me segmente të ndryshme si dhe projekte specifike të cilat do t’i publikojmë përgjatë këtij muaji” thuhet në njoftimin e Prishtina Parking.

Exit mobile version