Site icon PrishtinaPress

Prishtina Parking vendos sinjalistikë horizontale në tri parkingje të Ulpianës

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka njoftuar se sot po punon në vendosjen e sinjalistikës horizontale për tri parkingje në lagjën Ulpiana.

“Prishtina Parking” ka ndarë fotografi nga puna në terren teksa ka njoftuar se në ditët në vijim e njëjta punë do të kryhet edhe në lagjet tjera të Kryeqytetit.

“Përgjatë ditës së sotme është duke u realizuar vendosja e sinjalistikës horizontale në tri parkingje të lagjes Ulpiana. I falenderojmë banorët për bashkëpunim në lirimin e hapësirave. Ditët në vijim do të publikohet kalendari i vendosjes së sinjalistikës horizontale (vijëzimi) në çdo parking të lagjeve të Kryeqytetit” thuhet në njoftim.

Exit mobile version