1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina Parking: Presim me padurim hyrjen ne fuqi te rregullores se re, deri atëherë dita e shtunë vazhdon me pagesë

Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking” ka njoftuar konsumatorët se është akoma në fazën e pritjes së përfundimit të proceseve ligjore për Rregulloren e Organizimit dhe Shfrytëzimit të Parkingjeve të Komunës së Prishtinës.

“Ju informojmë se deri në përfundim të proceseve ligjore, N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. vazhdon me operim të njëjtë, duke përfshirë edhe pagesën për shfrytëzim të vendparkingjeve me pagesë ditën e shtunë” thuhet në njoftim.

Sipas kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje, Sokol Havolli, pritet që kjo rregullore të marrë konfirmimin gjatë muajit janar, dhe të hyjë në fuqi brenda dy apo tri javësh.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Aktualisht jemi në fazën e pritjes së përfundimit të proceseve ligjore për Rregulloren e Organizimit dhe Shfrytëzimit të Parkingjeve të Komunës së Prishtinës. Ju informojmë se deri në përfundim të proceseve ligjore, N.P.L. “Prishtina Parking” SH.A. vazhdon me operim të njejtë, duke përfshirë edhe pagesën për shfrytëzim të vendparkingjeve me pagesë ditën e shtunë.

Për zonën 1 operimi është deri në orën 23:00.

Për zonën 2 operimi është deri në orën 14:00.

Presim me padurim hyrjen në fuqi të rregullores së re.

Ju faleminderit!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img