Home Kryeqyteti ‘Prishtina Parking’ jep njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

‘Prishtina Parking’ jep njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet

“Prishtina Parking” nga 22 janari kishe zyrtarizuar rregulloren e re të parkimit, për qytetarët rezidentë dhe jo rezidentë në kryeqytet.

Për ata rezidentë ishin vendosur një sërë ndryshimesh, por kjo nuk iu kishte pëlqyer banorëve të lagjeve.

Pas diskutimeve, të hënën e 13 majit “Prishtina Parking”, thotë se janë bërë disa ndërhyrje në të mirë të tyre.

“Prioritet banorët e lagjes, rregulli i parkimit nga ora 16:00 deri 23:00. Mos parkoni përtej orarit të përcaktuar sipas rregullores. Rregullat e parkimit zbatohen sipas premtimeve dhe sipas diskutimeve me banorët e lagjes”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, ende nuk është qartësuar siç duhet ky ndryshim, pasi nuk specifikohet mënyra e pagesës pas orës 16:00.

Sinjali

Exit mobile version