1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina nuk lejohet të luajë në “Fadil Vokrri”

Skuadra e Prishtinës nuk do të mund të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri” si vendase për një periudhe të pacaktuar.

Kështu, ka njoftuar të hënën kryetari i Komisionit për Gara në Federatën e Futbollit të Kosovës, Abdyl Bellopoja.

Në njoftim thuhet se arsyeja që Prishtina nuk mund t’i luajë ndeshjet kampionale në stadiumin e kryeqytetit, është për shkak se fusha është shumë e rënduar.

Kështu që, me rekomandimin e ekspertëve të UEFA-s, është kërkuar që të bëhet riparimi I tapetit për ndeshjen që Kosova e luan kundër Zvicrës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”.

Kjo ndeshje, do të zhvillohet më datën 9 shtator. Kështu që, ekipet e ekspertëve të fushës, do të punojnë për ta aftësuar atë për ndeshjen e “Dardanëve”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img