Site icon PrishtinaPress

Prishtina nikoqire e konferencës rajonale kulturore

Në Prishtinë nis konferenca dyditore rajonale “Kultura për të gjithë” e cila do të përqendrohet mbi rolin e kulturës në shoqëritë në zhvillim.
Konferenca rajonale “Kultura për të gjithë” do të mbledh në kryeqytetin e Kosovës përfaqësues rajonalë dhe ndërkombëtarë të cilët përmes punëtorive dhe shembujve konkretë do të përqendrohen në politikat kulturore dhe kulturën si elemente për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.
Ngjarja organizohet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, në kuadër të fazës së III-të të projektit “Kultura për të gjithë”, të menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Qëllimi i konferencës është mundësimi i një reflektimi kolektiv për projektimin dhe zbatimin e qasjeve strategjike që stimulojnë dhe nxisin një sistem kulturor, thelbësor për zhvillimin e shoqërive të qëndrueshme.
Kjo konferencë do të lidh politik-bërësit dhe operatorët kulturor nga Kosova me të tjerët nga rajoni i Ballkanit dhe nga jashtë. Do të jetë një mundësi për të shkëmbyer tregimet dhe praktikat, si dhe për të reflektuar në mënyrë aktive për sfidat e tanishme dhe për fuqizimin potencial të kulturës në shoqëritë e Ballkanit.
Konferenca ‘Fuqizimi i Kulturës’ është e projektuar me një ritëm që lejon folësit dhe pjesëmarrësit të mësojnë diçka të re për atë që diskutohet duke zbatuar teorinë në praktikë përmes shembujve konkretë.

Exit mobile version