Prishtina është mbuluar nga bora mëngjesin e sotëm.
Reshjet e borës kanë vazhduar edhe mëngjesin e sotëm në vendin tonë, ku si pasojë e kësaj komunikacioni është bërë edhe më i ndërlikuar.
Rrugët e kryeqytetit tashmë janë mbuluar nga bora dhe ende nuk është bërë ndonjë intervenim për ti pastruar ato, raporton prishtinapress.eu
Siç mund të shihni edhe në fotografi, rruga “UÇK”, rruga “Luan Haradinaj”, “Agim Ramadani” rruga “Zenel Salihu”, janë ende të papastruara nga bora.
Po ashtu edhe pjesë e madhe e trotuareve në kryeqytet nuk janë pastruar fare nga bora dhe qytetarët nuk mund të lëvizin lirshëm.