Site icon PrishtinaPress

Prishtina mposhtet edhe nga Drenica në “Fadil Vokrri”

Pas humbjes nga Dukagjini në mesjavë, Drenica është rikthyer te fitorja në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Shotani shënoi fitore në udhëtim kundër Prishtinës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Ndeshja e zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Skenderaj e shënoi Ermal Veliqi, në minutën e dytë.

Për skuadrën e Ismet Munishit ishte kjo humbja e dytë radhazi, si dhe ndeshja e tretë radhazi pa fitore – krahas edhe një barazimi.

Drenica tani ka 20 pikë dhe renditet e gjashta në tabelë, kurse Prishtina është e katërta me 23 pikë.

Exit mobile version