1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina mohon lajmet për moclicencim për garat evropiane

Klubi i futbollit Prishtina ka demantuar lajmet rreth moslicencimit të skuadrës për garat evropiane.

Drejtori i klubit, Artan Osmani ka thënë se raportimet në media janë të pavërteta dhe se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) nuk ka marrë ende vendim për rastin e klubit kryeqytetas.

“Është lajm i rremë, akoma nuk janë caktuar komisionet le më të merren vendimet”, ka thënë shkurtimisht Osmani për Paparacin.

Gazeta Olle, një medium i afërt me klubin e Dritës, në pronësi të aktorit Fatmir Spahiu – Bufi, ka raportuar sot se Prishtina nuk është licencuar për garat evropiane. Bazuar në raportimin e Olles, Drita do ta përfaqësojë Kosovën nga rrethi i dytë kualifikues për Conference League.

Fillimisht Prishtina nuk është licencuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për garat evropiane, mirëpo klubi prishtinas ka ushtruar ankesë në CAS të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Vendimi i CAS-it pritet të merret para fillimit të kualifikimeve për garat evropiane.

“Vendimi nuk është marrë ende, por pritet të merret para fillimit të garave. Kam kontaktuar me komisionin, por akoma nuk është vendosur”, ka thënë tutje Osmani për Paparacin.

Prishtina ka fituar Kupën e Kosovës duke mposhtur në finale Llapin. Kësisoj Prishtinës i takon e drejta e përfaqësimit të Kosovës në garat evropiane.

Në rast të licencimit, Prishtina do të garojë nga rrethi i dytë kualifikues për UEFA Conference League./Paparaci.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img