1.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Prishtina me triumf bindës ndaj Malishevës

Prishtina ka marrë pikë të plota ndaj Malishevës (4-2) në ndeshjen e vlefshme për xhiron e shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, e cila u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan pa shikues.

I asistuar nga Endrit Krasniqi, Mendurim Hoti e hapi serinë e golave që në fillim të takimit.

Bardhekaltrit e dyfishuan avantazhin përmes Kreshnik Ukës (27’), i cili u asistua nga Marclei Santos, teksa Endrit Krasniqi shënoi golin e tretë nga penalltia (34’).

Alban Shillova e ngushtoi rezultatin për mysafirët (39’), mirëpo kryeqytetasit shënuan edhe golin e katërt para se të shkonin në pushim (45’+2), realizues i të cilit ishte Kushtrim Gashi që shënoi me kokë, pas harkimit nga Endrit Krasniqi.

Një tjetër gol për vizitorët e realizoi Fiton Hajdari (85’) kur po afrohej fundi i takimit.

Pas këtij triumfi, Prishtina ka 11 pikë në vend të tretë, tri më pak se liderët Drita dhe Gjilani, derisa Malisheva numëron shtatë pikë në vend të pestë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img