Sigal Prishtina e ka mposhtur me rezultat të thellë Golden Eagle Yllin në Suharekë.
Ndeshja e së dielës mbrëma përfundoi 86:67 në të mirë të Prishtinës, kurse i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ylli në xhiron e parë e mposhti Borën, ndërsa në të dytën pësoi nga Trepça. Prishtina në xhiron e parë u befasua nga Proton Cable Prizreni, duke pësuar 100:88. Më pas mposhti Borën.
Prishtinasit nisën furishëm ndeshjen dhe çerekun e parë e fituan 26:10. Ylli u kthye në çerekun e dytë, të cilin e fitoi 28:16. Pritej ndeshje e fortë në pjesën e dytë, por kjo megjithatë nuk ndodhi. Prishtina dominoi plotësisht për fitore të thellë në fund.
Damiree Burns udhëhoqi Prishtinën me 16 pikë, 17 kërcime e pesë asistime. Daniel Lekndreaj i kishte 12 pikë, tetë kërcime e pesë asistime. Më efikasi ishte Rashad Ëilliams me 22 pikë. Jaëachi Nzeakor i kishte 18 pikë.
Terrell Broën i realizoi 21 pikë e 10 kërcime tek Ylli. Malcolm Armstead i kishte 11 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime. Ndërsa Artin Gashi ndeshjen e përfundoi me 13 pikë.